I dënuari për krime lufte, Sabit Geci është liruar përkohësisht nga burgu me arsyetimin se i duhet trajtim mjekësor jashtë vendit.
Këtë vendim e ka nënshkruar Zëvendësministri i Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Lirak Çelaj.
Vendimi i nënshkruar nga Çelaj në emër të ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, është bazuar në një raport të datës 20 korrik 2015, nga një ekip mjekësh prej tre anëtarësh të emëruar nga Ministria, në rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Emrush Thaçi, për pezullimin e ekzaminimit të dënimit me burgim, në opinionin ligjor të Departamentit ligjor të Ministrisë së Drejtësisë të datës 2 tetor 2015, si dhe në shkresat e tjera të institucioneve shëndetësore.
Vendimi i tij pezullon për tre muaj vuajtjen e dënimit.
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...