Pikërisht ditën që ka dhënë dorëheqje, drejtori i Spitalit të Gjilanit Abdylatif Latifi, është arrestuar nga Policia e Kosovës. Kjo është konfirmuar në orët e mbrëmjes së të hënës nga burime të gazetës “Zëri” në Spitalin e Gjilanit. Sipas burimeve, Latifi është arrestuar për shkak se kishte lejuar në kundërshtim me ligjin të asgjësoheshin ilaçe me afat të skaduar të këtij Spitali.
Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, as nuk ka pohuar e as mohuar arrestimin e Latifit. “Ky informacion është në verifikim e sipër”, ka thënë Hashani. Por, burime në Policinë e Gjilanit, kanë thënë se të arrestuar janë A. Latifi, drejtor i dorëhequr në Spitalin e Gjilanit, E. Rexha, shef i barnatores qendrore në Spitalin e Gjilanit, Q. Azemi, shef i shërbimit teknik në këtë spital, I. Isaku, punëtor në impiantin për asgjësimin e mbetjeve farmaceutike.
Sipas këtyre burimeve, ky grup i dyshuar për keqpërdorim detyre, kanë bërë asgjësim ilaçesh në kundërshtim me ligjin. “Ata kanë asgjësuar jashtë procedurave”, ka thënë burimi i gazetës në Polici.
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...