Shkalla e lartë e korrupsionit, rritja e numrit të azilkërkuesve në Bashkimin Evropian, ngecjet në reformën e administratës publike, rritja e numrit të rasteve të dhunës në familje, do të evidentohen edhe në Raportin e këtij viti të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, i cili do të publikohet pas dy javëve
Komisioni Evropian edhe këtë vit në Raportin e Progresit do ta kritikojë Kosovën për dështimin në luftën ndaj korrupsionit, përkatësisht për shkallën e lartë të korrupsionin në fushën e prokurimit publik, numrin e madh të azilkërkuesve në shtetet e ndryshme të Bashkimit Evropian, rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje, etj.
Raporti i Progresit, apo siç do të quhet këtë vit Raporti i vendit, ishte paraparë të publikohej më 14 tetor të këtij viti, por pasi që një ditë më herët do të kenë takim negociatorët kosovarë dhe ata serbë në Bruksel në kuadër të dialogut që po zhvillohet mes dy vendeve, publikimi i një raporti të tillë është shtyrë për një javë, përkatësisht pas 20 tetorit. /Zëri/
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...