Rritja e prodhimit industrial në Kinë muajin e kaluar ra në nivelin më të ulët në më shumë se 17 vjet. Taksat e Shteteve të Bashkuara për prodhimet kineze dhe rënia e kërkesës së brendshme ndikuan negativisht në industrinë e shtetit.
Masat lidhur me shitjet me pakicë dhe investimet gjithashtu ngjallën shqetësime se ekonomia e dytë e botës do të ketë nevojë për zvogëlim shtesë të shkallës së interesit në mënyrë që të nxitet rritja ekonomike, pavarësisht vendimit të bankës qendrore për t’i lehtësuar rregullat e marrjes së huave.
Rritja e prodhimit industrial ishte në nivelin prej 4.4 për qind në muajin gusht, ndërsa në korrik ishte 4.8 për qind. Ky është niveli më i ulët që nga shkurti i vitit 2002.
Kryeministri kinez, Li Keqiang, beson se strategjia për zvogëlimin e karbonit në atmosferë për t’i plotësuar objektivat e mbrojtjes së klimës është duke ndikuar për të keq në prodhimin e fabrikave, sepse po shkakton zvogëlim të kërkesës në tregun e brendshëm dhe atë botëror.
Situata u përkeqësua vitin e kaluar kur Shtetet e Bashkuara e zgjeruan listën e taksave kundër mallrave kineze. Në anën tjetër, kompanitë kineze u kundërpërgjigjën duke e zvogëluar prodhimin dhe duke i tërhequr investimet nga ky shtet, shkruan “The Guardian”.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën