Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot në Bruksel ka realizuar takim me përfaqësuesen e Kroacisë në BE, Andreja Melko-Zgombiq, me çka edhe e ka filluar vizitën e punës.
Osmani tha se vendimi për fillimin e negociatave në tetor përputhet me fillimin e kryesimit të BE-së nga Kroacia, në janarin e vitit të ardhshëm, duke shtuar se pret që kapitullin e parë ta hap me BE-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Si pjesë e rajonit, por edhe si pjesë e historisë së përbashkët, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia kanë marrëdhënie të vazhdueshme miqësore, në interes jo vetëm të dy vendeve, por edhe të gjithë Ballkanit, në drejtim të promovimit të idesë Evropiane në rajon”, theksoi Osmani.
Osmani gjatë qëndrimit në Bruksel, ku do të mbajë takim me Federica Mogherinin, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe Nënkryetare e Komisionit Evropian, ku do të riafirmohet përgatitja e vendit për fillimin e negociatave.
Në agjendën e Osmanit është edhe takimi me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Drejtorisë së përgjithshme për fqinjësi dhe zgjerim në Bashkimin Evropian, Genoveva Ruiz Kalavera./Telegrafi/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A