Një biçiklist ka marrë lëndime trupore sot në Fushë Kosovë pasi është goditur nga një veturë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për arbresh.info se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00.
Ajo ka shtuar gjithashtu se viktima, vozitës i biçikletës është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Dardania në Fushë Kosovë, ku kanë qenë të perfshira një veturë dhe një biçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar biçiklisti i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.
Ndryshe pak minuta më parë arbresh.info ka raportuar edhe për një aksident tjetër trafiku në fshatin Penuhë të Podujevës.
Në këtë aksident të lënduar kanë mbetur katër persona./Arbresh.info/
Lexo edhe: Aksident në Podujevë, katër të lënduar
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?