Katër persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku në Podujevë.
Aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Pehuhë të Podujevës sot rreth orës 12:30.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për arbresh.info ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Ahmeti ka shtuar gjithashtu se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 12:30 kemi marrë informate për një aksident trafiku me lëndime në fshatin Penuhë të Podujevës. Në aksident kanë qenë të perfshira dy vetura të cilat ishin në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...