Një zjarr i fuqishqm shpërtheu në spiatlin Badim të Rio De Janeiros. Nga zjarri gjetën vdekjen 11 persona.
Të shumtë janë pacientët e transferuar në qendra të tjera spitalore, disa prej të cilëve kanë edhe dëmtime serioze.
Zjarri ra në një nga dy zonat e spitalit Badim, një strukturë private në lagjen e Tijuca, në zonën veriore të Rio, ku ishin shtruar rreth një qind pacient.
Një deklaratë për shtyp të bërë nga spitali, deklarohet se zjarri ra për shkak të një qarku të shkurtër në një gjenerator elektrik në godinën e vjetër, e ndërtuar 19 vjet më parë dhe tymi me shpejtësi mbuloi të gjithë pallatin.
Pacientët u evakuuan në godinën e dytë të spitalit, e inauguruar vitin e kaluar, thuhet në njoftim. Sipas zjarrfikësve, zjarri ra mbrëmjen e djeshme, por ende nuk ëhstë bërë një kontroll i detajuar i vendit të ngjarjes./tch/
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...