Shërbimet emergjente në Bahamas thonë se numri i të zhdukurve pas uraganit Dorian është 1,300.
Numri është më i ulët sesa 2,500 sa ishte raportuar në fillim të javës, transmeton portali arbresh.info.
Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave Kombëtare (Nema) tha se ulja e numrit erdhi pas shqyrtimit të emrave të të zhdukurve me ata që janë në strehimore.
Uragani Dorian bëri kërdinë në Bahamas në fillim të këtij muaji duke marrë jetët e të paktën 50 personave. Numri i të vdekurve pritet të rritet, kjo pasi që operacionet për pastrimin e vendit po vazhdojnë ende.
Kryeministri Hubert Minnis tha gjatë adresimit televiziv që qeveria ishte transparente dhe do të ofrojë informacione në kohë për humbjen e jetëve posa të jetë e mundur./arbresh.info/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...