Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez nuk po ndalet së shënuari me Argjentinën dhe agjenti i tij ka thënë se do të ishte e mrekullueshme të shohim atë duke luajtur me Lionel Messin te Barcelona.
‘El Toro’ shënoi një het-trik kundër Meksikës dhe kjo do të thotë se ai tani ka 12 gola në 14 paraqitje me kombëtaren argjentinase.
“Do të ishte e mrekullueshme ta shohim atë duke luajtur me Leo Messin te Barcelona”, ka thënë fillimisht agjenti Beto Yaque për TyC Sports.
“Është mirë të shohësh teksa ai luan ashtu, aq i qetë dhe i lumtur. Ai ka kontroll të jashtëzakonshëm në prekjen e tij të parë dhe kjo e bën shumë të vështirë për mbrojtësit ta kapin atë”.
Martinez dhe Interi do të përballen me Barcelonën e Messit në Ligën e Kampionëve, pasi janë në të njëjtin grup.
“Lautaro është shumë i përulur. Kur shkova ta takoja në Bahia Blanca, nuk ishte e lehtë ta merrja me vete, pasi ai ishte shumë i afërt me familjen e tij dhe ndihesha i lodhur. Për fat të mirë, prindërit e tij kishin besim tek unë”.
“Para se të shkoja në Inter, iu thashë që ai nuk do të luftojë për t’u vendosur, sepse e di se çfarëdo që Lautaro fut në kokë, ai e arrin”, përfundoi agjenti i sulmuesit argjentinas. /Telegrafi/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?