Çfarëdo që të mendoni për Tyson Furyn, një është e sigurt – ai është argëtues. Ylli i kategorisë së peshave të rënda në boks është duke u përgatitur për meçin e fundjavës kundër Otto Wallin në Las Vegas.
Ky duel nuk është për ndonjë titull, por pas këtij dueli, 31-vjeçari e ka të caktuar rimeçin me Deontay Wilder për titullin WBC.
Në ‘spektaklin’ e fundit para meçit, Tyson ka sjellë sharm dhe personalitet në Vegas dhe i ka bërë tifozët që të qeshin teksa është paraqitur para mediave.
https://twitter.com/ESPNUK/status/1171726202266148864
‘Gypsy King’ ka arritur në kazinonë MGM Grand duke mbajtur një maskë të mundësve meksikanë, me një shirit dhe flamur të Meksikës, dhe planifikon të hyjë në ring me një këngë meksikane, për ta nderuar vendin që feston pavarësinë në vikendin që vjen.
Duke folur për përballjen e të shtunës, Fury ka thënë se është i përqendruar vetëm në duelin ndaj Wallin dhe nuk po mendon për duelet tjera.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...