Anglia ka arritur të realizojë dy gola duke përmbysur kështu rezultatin kundër Kosovës.
“Tre Luanët” kanë shënuar për 2 me 1 në ndeshjen si nikoqir në stadium St. Mary’s në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.
Pas golit të barazimit nga Raheem Sterling në minutën e 8′, Harry Kane ndëshkoi kombëtaren tonë në minutën e 19 duke shënuar për 2 me 1.
Goli nga Valon Berisha për “Dardanët” u realizua brenda më pak se një minute lojë, por nikoqirët u përgjigjen menjëherë.
Portali arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit
Moti sot me shi
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...