Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Ambasadoren e Kroacisë, znj. Sanja Bujas Juraga, me rastin e mbarimit të mandatit të saj në Shqipëri.
Kryetari Ruçi e falënderoi Ambasadoren Juraga për shërbimin e saj në të mirë të forcimit të marrëdhënieve e të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kroacisë.
“Marrëdhëniet midis të dy vendeve tona janë të shkëlqyera dhe kjo edhe në saj të kontributit dhe performancës tuaj të shkëlqyer. Kroacia është avokatja më e mirë e Shqipërisë në procesin e hapjes së negociatave dhe në shpresojmë që ndikimi i saj të rritet fuqishëm me marrjen e Presidencës së BE-së në janar 2010. Kohët e fundit është vënë re edhe një impuls i ri në bashkëpunimin ekonomik midis të dy vendeve.”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit Ruçi.
Ambasadorja Juraga e falënderoi Kryetarin e Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, për vlerësimin e marrëdhënieve të shkëlqyera midis të dy vendeve si edhe për mbështetjen që Kuvendi i Shqipërisë dhe ai personalisht i ka dhënë punës së Ambasadores dhe Ambasadës së Kroacisë në Tiranë. “Kroacia ka qenë dhe do të jetë avokatja më e mirë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe këtë do ta dëshmojë edhe Presidenca kroate e BE-së në gjashtëmujorin e parë të vitit që vjen.”, nënvizoi Ambasadorja Juraga./tch
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...
Kurti njofton për mjetet e transferuara nga BE-ja në Kosovë,...