Një tjetër operacion riatdhesimi i shtetasve, që kanë kërkuar azil apo kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen, është finalizuar ditën e sotme në bashkëpunim me Francën, Belgjikën dhe Gjermaninë.
Mesditën e sotme nëpërmjet dy charterave nga Franca dhe Gjermania, në kuadër të fluturimit të përbashkët evropian organizuar nga Franca, Belgjika dhe Gjermania në bashkëpunim me FRONTEX, si dhe me mbështetjen e eskortës shqiptare, u riatdhesuan 104 shtetas shqiptarë, nga të cilët: 15 shtetas nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 84 nga Gjermania.
Operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe në këtë kontekst, Policia e Shtetit apelon edhe një herë të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe të mos provojnë të kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.
Në pikat e kalimit kufitar, Policia Kufitare do vijojë të aplikojë masat shtesë të marra për parandalimin e azilkërkimit, duke vijuar me kontrollet rigoroze në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe të kontrollit më të rreptë të kufirit jeshil./TCH
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...