Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore për 48 orë janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dhjetë (10) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Sipas këtij njoftimi, Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Kjo prokurori sipas njoftimit ka bërë tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për dhjetë (10) persona.
Edhe Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.
Po ashtu edhe Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të datës 8 shtator (e diele) ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Dy (2) të dyshuar sipas këtij njoftimit, janë ndaluar për 48 orë me aktvendim të prokurori të shtetit për veprën penale “Vjedhje e rëndës”, ndërsa një (1) i dyshuar tjetër është ndaluar për veprën penale “Blerja e gjësendeve të vjedhura”.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndalur një (1) person, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje“.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosje” sipas KPRK-së./Arbresh.info
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...