Numri i të vdekurve nga uragani Dorian që goditi ishujt e Bahamas është rritur në 43, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në ditën e pestë në Bahame e cila ishte e përfshirë nga uragani i kategorisë së pestë.
Numri i të vdekurve nga uragani është rritur në 43, prej të cilëve 35 në ishujt Abacos. Zyrtarët shprehën shqetësimin nga rritja e numrit të të vdekurve.
Uragani Dorian është regjistruar si uragani më i fuqishëm që deri tani ka goditur rajonin, ndërsa ka shkaktuar dëme të mëdha në Bahame, ku mijëra persona kanë mbetur pa shtëpi.
Tashmë fuqia e uraganit është zvogëluar në kategorinë e parë, duke vazhduar avancimin në drejtim verior në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Qindra persona mund të kenë mbetur të bllokuar si pasojë e reshjeve të dendura në ishullin Ocracoke të Karolinës Veriore.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...