Paralajmërimi i Turqisë se mund të hapë dyert e Evropës për refugjatët nuk është “as kërcënim e as blof”, deklaroi sot zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Nuk është as kërcënim e as blof. Ky është realitet”, theksoi Oktay gjatë vizitës në Itali.
Deklarata e tij erdhi një ditë pasi presidenti Recep Tayyip Erdoğan paralajmëroi se Turqia mund të “hapte dyert e saj” për t’i lënë refugjatët sirianë të kalojnë në Evropë nëse Ankaraja nuk merr mbështetjen e pritur.
Oktay tha se është një mendim i gabuar se Turqia do të përballonte një valë të re migrantësh.
“Turqia nuk është kujdestar i asnjë vendi e as qendër e tyre migratore. Nuk jemi vendi që do të paguajmë faturën për shkak të krizës që të tjerët e krijojnë”, theksoi Oktay.
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...