Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Ambasadoren e Republikës së Greqisë, Eleni Sourani, me rastin e mbarimit të mandatit të saj në Shqipëri.
Kryetari Ruçi e falenderoi Ambasadoren Sourani për shërbimin e saj në të mirë të forcimit të marrëdhënieve e të bashkëpunimit midis të dy vendeve.
“Shqipëria dhe Greqia janë dy vende fqinje dhe mike. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ynë duhet të thellohen. Nuk ka asnjë pengesë për fuqizimin e bashkëpunimit shqiptaro-grek. Emigrantët shqiptarë në Greqi dhe minoritarët grekë në Shqipëri shërbejne si ura të fqinjësisë e miqësisë midis të dy vendeve. Popujt tanë kanë treguar se dinë të merren vesh e të bashkëpunojnë me njeri-tjetrin më mirë sesa qeveritë”, theksoi Gramoz Ruçi.
Ambasadorja Sourani e falenderoi Kryetarin Gramoz Ruçi për mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë si edhe për kontributin personal në oërmirësimin e marrëdhënieve midis të dy vendeve.
“Urtësia juaj ka qenë një mbështetje e madhe për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe. Nuk ka asnjë rrethanë midis të dy vendeve tona që të pengojë fuqizimin e miqësisë e të marrëdhenieve midis Shqipërisë e Greqisë. Rreth 65 mijë familjet e përziera shqiptaro-greke janë një faktor tjetër për fuqizimin e miqësisë midis popujve.”, nëenvizoi Ambasadorja Sourani./bw
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër