Policia e Kosovës sot ka shënuar 20-vjetorin jubilar të themelimit me një ceremoni ku kanë marrë pjesë zyrtarët më lartë të vendit.
E në fjalën e tij kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj theksoi nevojën për anëtarësimin e Policisë në organizatën ndërkombëtare INTERPOL, shkruan portali arbresh.info.
Tutje Haradinaj tha se kushdo që e kundërshton bashkimin e Kosovës në këtë organizatë ndihmon krimin brenda dhe jashtë vendit.
“Policia jonë me qenë pjesë e INTERPOL-it për me luftu krimin transnacional dhe rreziqet tjera që vijnë. Me pengu anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, i bjen me ndihmu krimin”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka falënderuar edhe institucionet amerikane për bashkëpunimin e mire me Policinë e Kosovës.
Më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 Shtator 1999.Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtarë, të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij Shërbimi./arbresh.info/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...