Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se është e paimagjinueshëm suksesi që ka arritur policia e Kosovës që nga themelimi 29 vite më parë.
“Sot kur imagjinojmë rrethanat e themelimit të Policisë së Kosovës është një sukses i paimagjinueshëm për punën që e kemi bërë të gjithë ne”.
Presidenti Thaçi tha u shpreh se me formimin e Policisë së Kosovës ka pasur dilema të mëdha se si të fillojmë por sipas ti ka ndodhë ajo që është pritur duke pasur procese të konkurrueshmerisë.
“Kur kanë ndodhur hapat e parë të themelimit të Policisë së Kosovës ka pasur dilema të mëdha se si të fillohet. Ishte i domosdoshëm fillimi i PK, kishte dilema se a do të anëtarësoheshin njerëzit në polici. Por, ishte një proces i konkurrueshmerisë, ndodhte integrimi i grave e vajzave të Kosovës. Gradualisht filloj ndërtimi i një policie me standarde ndërkombëtare, profesionale e shumë etnike”.
Në këtë ditë presidenti Thaçi kujtoj edhe policët e rënë në detyrë./Arbresh.info/
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...
73 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës
Suharekë: 4 milionë euro për QKMF-në e re, njofton kryetari
MINTI publikon çmimet e derivateve