Blerand Stavileci nga PDK ka thënë se janë i vetmi subjekt të flet për të ardhmen e vendit.
Për kundërshtimin që po iu bëjnë partitë tjera, ai ka thënë se është sjellje e humbësit, njofton Klan Kosova.
“Kjo e tregon psikologjinë e partive, psikologjia e humbësit, nga frika prej asaj që nuk e kanë bërë. Të gjithë merreshin se në cilin vend është PDK dhe jo në cilin ata. Është bërë refren bajat i vijave të kuqe, kur ndryshonin shumë shpejt dhe bëheshin të gjelbra. Ata vraponin pas fituesit”, ka thënë Stavileci.
“Po, ngjyrat do të ndryshojnë. Të gjithë e dinë një gjë të tillë, pavarësisht prej asaj që deklarojnë. Ne kemi qenë para tyre edhe në mobilizim edhe me agjendë. Kadri Veseli ka vënë një standard të ri etik”.
Sipas tij struktura drejtuese e PDK-së e bën dallimin me subjektet tjera.
“Në zgjedhjet e kaluara ka qenë çështje se kush nga koalicionet do të fitojë. Për komunat ne kemi numrin më të madh të asamblistëve, jo kur bëhen paritë bashkë nëpër balotazhe. PDK ka strukturën më të organizuar 1076 nëndegë, kryetarin e partisë e kemi shef të shtabit për herë të parë”.
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...
Arbeloa sa i përket garës për titull: Jemi katër pikë prapa,...