Një zjarr i madh ka rënë sonte në mbrëmje në zonën e Malësisë së Karadakut të Shkupit, mes fshatrave Bërnjancë dhe Strçincë.
Sipas informatave të para ekipe të zjarrfikësve të Shkupit ndodhen tashmë në terren dhe po përpiqen të venë flakët nën kontroll.
Sipas asaj që mund të shihet edhe nga video-materiali i siguruar nga Alsat, zjarri është përhapur në një vijë të gjatë nga fshatrat në drejtim të malit Karadak. Tani për tani nuk dihet nëse banorët e zonës apo prona janë në rrezik./Telegrafi
https://www.youtube.com/watch?v=xpfG6h6bFp4
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...