Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka pësuar humbjen e dytë në Parlamentin britanik pasi deputetët votuan kundër mocionit të propozuar nga ai për zgjedhje të përgjithshme.
Më herët, deputetët kishin përkrahur një ligj që bllokonte daljen nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje. Me këtë s’ishte pajtuar kryeministri.
Johnson kishte thënë se zgjidhja e vetme tani ishin zgjedhjet, por nuk arriti të marrë shumicën e nevojshme.
Nga 434 votat e nevojshme për të çuar vendin në zgjedhje, mocioni i Johnsonit mori vetëm 298 vota pro. 56 ishin kundër.
Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” njihet ndërkombëtar...
Lladrovci përkrah Komandant Remin: Zëri i tij do të jetë i v...
Enzo Fernández dëshiron largimin nga Chelsea, ëndërron trans...
Sveçla mban sot konferencë për media
E arritën kualifikimin në Botëror pas 24 vitesh, kjo është l...
Kultivonin kanabis në Prizren, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj...