OSBE/ODIHR ka publikuar sot raportin final të zgjedhjeve të 30 qershorit, raport të cilin “News 24” dhe “BalkanWeb” e sjellin ekskluzivisht për opinionin publik.
Ky organizëm ndërkombëtar është shprehur se kriza politike ndikoi negativisht në të drejtën për të votuar, ndërsa thotë se u cenua fshehtësia e votës në disa qendra votimi.
Në raportin përfundimtar, i cili përbëhet nga 34 faqe, OSBE/ODIHR ka analizuar me detaje të gjitha fushat duke adresuar të gjitha shkeljet e mundshme si në spektrin e e përgjithshëm politik e deri tek çështjet ligjore.
Gjithashtu në raportin final të OSBE/ODIHR thuhet se disa nga rekomandimet e dhënë prej saj në zgjedhjet e shkuara në Shqipëri, në 30 qershor nuk gjetën zbatim. Mes tjerash, OSBE/ODIHR një analizë të detajuar ka bërë për protestën e opozitës së bashkuar, për të cilën thotë se përdori dhunë ndaj institucioneve, përfshirë edhe zyrën e kryeministrit.
Gjithashtu, raporti thekson se mos publikimi i dekretit të Presidentit, Ilir Meta në Fletoren Zyrtare është i paligjshëm.
ODIRH evidenton se Presidenti i Republikës anuloi zgjedhjet e 30 Qershorit nisur nga nevoja për të garantuar sigurinë publike dhe përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizimin politik. Mirëpo, “Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 13 Tetor si ditë të zgjedhjeve lokale nuk u publikua në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi i këtij akti të nxjerr nga Presidenti i Republikës është i detyrueshëm nga ligji”.
Për shkak të situatës së pazakontë me zgjedhjet pa garë në 30 Qershor, ODIHR specifikon se “nuk ka dispozita të posaçme për zhvillimin e zgjedhjeve pa kundërshtar dhe nuk ka kërkesë minimale ligjore për pjesëmarrjen e votuesve për vlefshmërinë e rezultatit”. Pra është vështirë të kuptohet nëse kjo situatë lejohet apo jo ligjërisht.
Wolves zyrtarisht bie nga Premier League
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance udhëton drejt Pakistani...
Mblidhen disa komisione parlamentare, projektligje të shumta...
Vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri Rama ndan...
Çfarë thuhet në raportin e Amnesty International për Kosovën...
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi