Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas plagosjes me thikë të një të riu serb në afërsi të Urës së Ibrit në Mitrovicë.
Ai tha se edhe më herët kishte treguar për rrezikun e hapjes së kësaj ure.
“Ky është një lajm i keq. Ne kemi luftuar kundër kësaj gjatë gjithë kohës. Kjo është arsyeja pse unë po thosha se sa e rrezikshme ishte të hapej Ura e Ibrit”, tha Vuçiç për televizionin Pink.
Një 17 vjeçar serb sot është therur me thikë pas një përleshje me disa të rinj shqiptarë në hyrje të Urës së Ibrit. Sipas policisë plagosja erdhi pas një ngatërrese mes tyre.
Ai ka marrë trajtim në spitalin e Mitrovicës dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Për këtë rast pak më parë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke dënuar ashpër rastin e përleshjes dhe therjes së një të riu serb mbi urën e lumit Ibër.
“Dënoj ashpër rastin e përleshjes dhe therrjes së një të riu serb në lumin Ibër. U bëj thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejt të zbardhin rastin dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Rama: Pranojmë që SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqi...
Deputeti i LVV: Opozita mezi po e presin 28 prillin, për ta ...
Geci me gjuhë vulgare fyen PDK-në dhe LVV-në, përmend Thaçin...
Ministrja Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë proces...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës