Manchester City ka siguruar një fitore të thellë ndërkohë që Chelsea humbi pikë në takimin si nikoqir të xhiros së tretë të zhvilluara pasditen e sotme (e shtunë).
Kampioni i Premierë Ligës mposhti me rezultat të thellë 4 me 0 skuadrën mysafire në Etihad – Brighton Hove Albion për vazhduar drejt mbrojtjes së titullit, shkruan portali arbresh.info.
Kevin de Bryne, Sergio Aguero me dy gola dhe Bernardo Silva ishin autorët e golave për skuadrën e Pep Guardiolas.
Nga ana tjetër, “Blutë” pësuan në minutat e fundit duke barazuar me rezultat 2 me 2 ndaj skuadrës së promovuar këtë sezon në Premierë Ligë – Shefield United.
Talenti Tammy Abaham realizoi dy golat, ndërsa Callum Robinson shënoi për mysafirët para autogolit në sekondat e fundit nga Kurt Zouma.
Manchester City tani është përkohësisht në krye të tabelës me dhjetë pikë, ndërsa Chelsea gjendet në pozitën e nëntë me pesë pikë./arbresh.info/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...