Në episodin e radhës të”Diaspora”, sonte në orën 20:00, në kanalin e YouTube, i ftuar është diplomati Agim Nesho, ambasador i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York, i cili ka dhënë një kontribut të veçantë për diasporën shqiptare në Amerikë.
Në intervistën e tij, ai thekson fuqizimin e diasporës në ndihmë të ekonomisë së vendit, si dhe të drejtën e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë.
Si është ndalur në një periudhë shumë delikate, në vitin 1999, në misionin e tij gjatë krizës në Kosovë dhe negociatat me Këshillin e Sigurimit, për t’i dhënë legjitimitet forcave të NATO-s, për të ndaluar dhunën dhe gjenocidin e ushtruar nga regjimi i Millosheviçit.
Përballja në Këshillin e Sigurimit me Sergey Lavrov, dhe deklarata e tij që tejkaloi dhimbjen në Këshillin e Sigurimit :
“Shqiptarët e dinë që ka një çmim, dhe ky është çmimi i lirisë. Shqiptarët do të luftojnë deri në fund. Ky është një mision që çliron dhe jep prespektivë në të ardhmen,” deklaron Nesho./tch/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...