Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvndosje, Liburn Aliu, nuk ka pranuar të flas për refuzimin e ofertës nga ana e LDK-së që Albin Kurti ua bëri sot përmes një letre.
Aliu ka thënë se çfarëdo deklarimi rreth tij mund të jetë i dëmshëm.
“Unë nuk mund të vlerësoj e as komentoj sepse çfarëdo lloj komenti që mund ta jap, mund të jetë i dëmshëm në procesin e bashkëpunimit me LDK-në”.
“Ne i qëndrojm pas letrës së Albin Kurtit dhe presim përgjigje zyrtare nga ana e LDK-së. Ne gjithmonë në momente kritike kur ka qenë vendi, kemi qenë të gatshëm të jemi gjeneroz. Ne kemi bërë vazhdimisht thirrje në të mirën e vendit”, ka thënë Liburn Aliu për Gazetën Insajderi.
Policia e Prishtinës sekuestron 7 armë realizon 170 urdhëres...
Të shtëna ndaj Botërorit/ Të vrarë e të plagosur në Kansas, ...
Vetëm edhe 6 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezulta...
“Nga sfida në sfidë”, Behgjet Pacolli ndan reagi...
Kurti: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshi...
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, Ramush Haradinaj ...