Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se në dy vitet e fundit ka pasur 128 milionë buxhet më shumë për komunat.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka shkruar se gjatë këtyre dy viteve ka pasur trajtim pa dallime politike dhe perspektivë zhvillimore për komunat.
Postimi i plotë:
Në dy vite 128 milionë më shumë për komunat
Fakte për ata që flasin për menaxhimin e buxhetit të dhëna vetëm për komunat në mes vitit 2017 dhe 2019:
91 milionë euro më shumë për komunat nga Granti i Përgjithshëm;
21.5 milionë euro më shumë nga Granti Specifik për Arsimin Parauniversitar;
9.2 milionë euro më shumë nga Granti Specifik për Shëndetësi.
Këtu nuk përfshihen investimet dhe projektet kapitale nga qeveria. Trajtim pa dallime politike dhe prespektivë zhvillimore për komunat.
100% të përkushtuar për zhvillimin e komunave të Kosovës.
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu