Dardan Molliqaj nga Partia Social Demokrate ka komentuar pozicionin e Lëvizjes Vetëvendosje në këto zgjedhje. Sipas tij kjo parti nuk do të dalë fituese.
“Nëse ata pretendojnë se prijnë në sondazhe pra mendojnë ashtu, janë duke ia bërë qejfin vetes”, tha Molliqaj.
Tutje komenton edhe partitë e tjera.
“Lufta aktuale është mes LDK dhe AAK për vendin e parë, ndërsa për vendin e tretë VV dhe PDK”.
Ai tha se për koalicion paszgjedhor do të diskutonte me LDK’në pasi që sipas tij është parti që nuk ua prish qejfin.
“Do të negocioja me të parën me LDK’në. Do të kishim një qeveri që do të mund të bënim ndryshime. LDK është dëshmu se nuk ta prish shumë, është parti që i dëgjon të gjithë”, tha Molliqaj.
Tutje thekson se askush nuk do të garoj me PDK’në dhe me VV’në.
“Askush nuk do të garoj me PDK për shkak të asaj se çfarë ka bërë deri tani dhe me VV për atë se çka mund të bëj në të ardhmen”.
Ndërsa për Albin Kurtin thotë se është person i rrezikshëm dhe mashtrues. Personi në fjalë e ka më të rëndësishëm veten sesa Kosovën”, përfundon Molliqaj.
Gjendet pa shenja jete një person në Istog, policia po heton...
Sulmohet me thikë një person në Kamenicë, arrestohet i dyshu...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Mitrovicë
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...