Felix Kjellberg i njohur me emrin “PewDiePie”, ka arritur 100 milionë abonentë në “Youtube”, duke u bërë kështu personi i parë që ka arritur këtë.
Kjellberg është njëri prej krijuesve më të suksesshëm në historinë e platformës, duke formësuar atë se çfarë ndodh në faqe, duke e zgjeruar arritjen e ti me sponsorizime, paraqitje në “shows” etj.
Por, kohëve të fundit, fama e tij është penguar nga polemikat si përdorimi i gjuhës raciste dhe imazhet antisemitike, raporton “The Verge”, transmeton lajmi.net.
Këto abonime ai arriti kryesisht pas 9 viteve që kur ka postuar videon e tij të parë. Kur ai filloi të publikonte video në Youtube, fillimisht ka ndihmuar në revolucionin e lojërave.
Në një postim që bëri në rrjetin e tij social “Twitter” rreth kësaj arritje ka shkruar “ Nuk ndjehem i denjë, por jam mirënjohës”. Po ashtu në një video, ai ka falenderuar shikuesit dhe abonentët për arritjen e tij. “Përpara Youtube, unë isha një fëmijë i çuditshëm, pa shoqëri, dhe papritur janë më miliona njerëz që e shijojnë atë se çfarë bëjë”- tha në videon e tij.
Kjellberg ka pasur një ndikim në audiencë. Duke i shtyer ata të jenë më human, të dhurojnë për personat e varfër, duke arritur të mbledhin me mijëra dollarë për donacion.
Mirëpo, me kalimin e kohës kanali i tij është kthyer në lojëra kompjuterike, çka kjo ka quar në një ndikim tjetër tek audienca.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës