Qeveria e Brazilit tha se do të refuzojë ofertën për ndihmë nga G7-ta, apo grupi i vendeve më të industrializuara, për fikjen e zjarreve në pyjet e Amazonës.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili ishte nikoqir i samitit të G7-ës, që përfundoi të hënën, tha se është rënë dakord për 22 milionë dollarë ndihmë.
Zyrtarët brazilianë nuk dhanë arsye për refuzimin e parave, por presidenti Jair Bolsonaro e akuzoi Francën për trajtimin e Brazilit si koloni.
Ministri i tij i Brendshëm, Fernando Azevedo e Silva, tha se zjarret në Amazonë nuk janë jashtë kontrollit.
Një numër rekord i zjarreve e ka përfshirë rajonin e Amerikës Jugore, shumica e tyre në Brazil, duke nxitur shqetësim ndërkombëtar, për shkak të rëndësisë së Amazonës për mjedisin global.
Kritikët e kanë akuzuar Bolsonaron për përkeqësimin e shpyllëzimit në Amazonë përmes retorikës antimjedisore, transmeton rel.
Shefi i stafit të Bolsonaros, Onyx Lorenzoni, tha se fondet e ofruara nga vendet e G7-ës “mund të jenë më të rëndësishme për pyjet në Evropë”.
“Macron nuk mund të shmangë një zjarr të parashikueshëm në një kishë që është pjesë e trashëgimisë së botës dhe ai dëshiron të na japë mësime për vendin tonë”, tha Lorenzoni për portalin e lajmeve Globo, duke iu referuar zjarrit që përfshiu katedralen Notre-Dame në Paris në muajin prill.
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...