Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personavë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorëve kujdestar, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, për dy (2) persona, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, njëri prej tyre i mitur, si dhe ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” . Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit, në njërin rasti ndaj një të pandehuri për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës”, kurse në rastin tjetër është bërë kërkesa për paraburgim ndaj një të pandehuri për veprat penale “Kanosja” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh,
Sllovakisë i lëndohet lojtari kryesor para ndeshjes me Kosov...
Çitaku: Tashmë është e qartë, Kurti do pushtet total – Ai zg...
A mund të mbërrijë një raketë e lëshuar nga Irani në Shqipër...
Haxhiu thërret konferencë për media
Një telefonatë nga Netanyahu e bindi Trumpin të godiste Iran...
Konjufca kandidat për president, vjen reagimi i LDK-së