Amerikanët kanë pësuar humbje të papritur pas 13 vjetëve, ku Australia i befasoi me rezultat 98:94.
Kjo ka bërë që selektori i ekipit të basketbollit të SHBA-së, Gregg Popovich të përzgjedh 12 basketbollistët që do ta përfaqësojnë vendin e tyre në Kupën Botërore në Kinë.
I fundit që nuk pati vend në listën e amerikanëve ishte, Kyle Kuzma. Ylli i Los Angeles Lakers nuk ka arritur ta shëroj dëmtimin e këmbës.

Theksojmë se shumë yje botërore të NBA-së nuk kanë pranuar që të veshin fanellën e kombëtares së tyre.
Kupa e Botës është caktuar të zhvillohet nga 31 gusht deri më 15 shtator dhe përzgjedhja amerikane është në grup me Republikën Çeke, Turqinë dhe Japoninë.
Lista e lojtarëve të ftuar nga trajneri i San Antonio Spurs dhe kombëtares amerikan janë edhe Barnes, Lopez, Middleton dhe White.
Harrison Barnes (Kings Sacramento); Jaylen Brown (Boston Celtics); Joe Harris (Brooklyn Nets); Brook Lopez (Milwaukee Bucks); Khris Middleton (Milwaukee Bucks); Donovan Mitchell (Utah Jazz); Mason Plumlee (Denver Nuggets), Marcus Smart (Boston Celtics); Jayson Tatum (Boston Celtics); Myles Turner (Indiana Pacers); Kemba Walker (Boston Celtics); Derrick White (San Antonio Spurs).
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...