Policia në Madrid arrestoi një burrë 53-vjeçar të akuzuar për regjistrimin e videove intime të më shumë se 500 grave pa pëlqimin e tyre, para se të postonte pamjet në faqet pornografike.
Sipas mediave të huaja, oficerët e kapën të dyshuarin në aktin e regjistrimit nën fustanin e një gruaje të mërkurën, duke përdorur një telefon celular të fshehur në një çantë shpine.
Një hetim zbuloi se ai kishte ngarkuar 283 video të 555 viktimave, disa prej të cilave ishin të mitura, me regjistrimet që merrnin miliona shikime në internet, sipas një deklarate të policisë.
Një vepër e tillë, përkatësisht praktika e xhirimit të rrobave të dikujt pa lejen e tyre – u bë një vepër penale specifike në Angli dhe Uells në prill, dhe ka qenë e paligjshme në Skoci që nga viti 2010, përcjell telegrafi.
Madje, në Korenë e Jugut, gratë kanë dalë në rrugë për të protestuar për diçka të tillë.
I dyshuari në këtë rast u akuzua për shkelje të intimitetit.
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...