Aurela Hoxha është përfolur gjerësisht në mediat rozë dhe rrjete sociale së fundmi, kryesisht për ndarjen nga bashkëshorti i saj prej 10 vitesh. Modelja 30-vjeçare duket se ka përfituar nga vëmendja që ka marrë për të ‘promovuar’ karrierën si modele.
Në një intervistë për revistën “Star” Aurela rrëfeu arsyet pse ka zgjedhur të mos flasë për jetën personale.
“E kam të shenjtë këtë pjesë. Nuk dëshiroj ta ndaj me asnjë. Dhe besoj se është kjo ajo çka publiku pret prej meje. Për atë çka ata presin, besoj jap çdo ditë me shumicë, një gjë më takon ta mbaj për Aurelën”. Më tej ‘showgirl’i ka thënë se ekspozimi i tepërt në publik nuk i bën mirë një historie dashurie.
E pyetur nëse të mbajturit larg fokusit mediatik e mbron një lidhje, ajo ka thënë: “Nuk e di, dhe nuk jam e zonja të rrezikoj. Besoj që secili e di mirë ç’bën. Por nuk mendoj që zhurma i bën mirë”.
Ka pranuar të flasë edhe për thashethemet e shumta që vërtiten rreth saj, e sidomos pas divorcit. “Prekem, deri diku. Nuk reagoj. S’ka qenë kurrë qëllimi im të vërtetoj të kundërtën, mendoj se koha tregon gjithçka; për ata që janë të interesuar, gjithmonë”, – ka përfunduar Aurela në intervistën e dhënë.
Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025
Fundi i një tradite 400-vjeçare, Danimarka dorëzon me 30 dhj...
Arrihet marrëveshja mes palëve, Milani do të marrë në huazim...
Australia rishikon shërbimet e inteligjencës pas sulmit terr...
“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyet...