Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK-ja është e vendosur më shumë se kurrë më parë për të luftuar krimin e korrupsionin.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri është shprehur se besimi që PDK-ja i dha Veselit për kryeministër, është dëshmi për synimet e mëdha të partisë.
Ai tha se askush në skenën politike aktualisht nuk ka kredenciale e vullnet më të flaktë politik se Veseli për ta luftuar korrupsionin.
Ky është postimi i plotë i Tahirit:
Partia Demokratike e Kosovës është më e vendosur se kurrë më parë për t’i ofruar vendit një qeverisje progresive, në luftë të pa kompromis kundër krimit e korrupsionit dhe në partneritet me SHBA-të e Bashkimin Evropian. Mbështetja që Këshilli Drejtues i partisë i dha kandidimit për kryeministër të kryetarit Kadri Veseli, është dëshmi për secilën prej këtyre synimeve të mëdha. Aktualisht, askush në skenën politike vendore nuk ka kredenciale e vullnet politik më të flaktë se zoti Veseli për ta pastruar Kosovën nga keqqeverisja, nga korrupsioni e krimi i organizuar. Kandidimi i tij, është shpresë për të gjithë vendin dhe shpresë për ditët që janë para nesh.
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...