Me një kapacitet prej 12.500 biçikletash, në qytetin Utrecht të Holandës është hapur parkingu më i madh për këtë lloj mjeti për transport, raporton Anadolu Agency (AA).
Parkingu i biçikletave është hapur nën Sheshin e Stacionit që gjendet në afërsi të Stacionit Hekurudhor të Utrecht-it, që llogaritet si qendra e stacioneve hekurudhore në vend.
Parkingu, i emëruar sipas emrit të sheshit, fillimisht u hap dy vite më parë me një kapacitet prej 7.500 biçikletash, ndërsa këtë javë me ceremoni zyrtare u funksionalizua edhe pjesa e dytë për 5.000 biçikleta.
Kati përdhesë dhe i fundit i parkingut trekatësh të lartë 350 metra mund të përdoret nga parkuesit ditorë, kurse kati i mesëm me kapacitet prej 1.800 biçikletash është rezervuar për abonentë.
Hyrja dhe dalja nga parkingu është mundësuar përmes kartelës që përdoret për transportin publik ose përmes kartelës së huazimit nga parkingu.
Sikurse në parkingjet e automjeteve, edhe parkingu i biçikletave ka të vendosur tabela elektronike të cilat tregojnë numrin e vendeve të lira.
Parkingu ka të inkuadruar edhe një sistem numrash rendorë që lehtësojnë mbajtjen mend të vendit të parkimit.
Parkingu punon pandërprerë dhe 24 orët e para të parkimit janë pa pagesë, ndërkohë që çdo ditë shtesë paguhet nga 1,25 euro. Ndërkaq, abonentët paguajnë 75 euro në vit.
Brenda tij gjendet edhe një pikë për riparim, shërbim dhe blerje të pjesëve dhe aksesorëve për biçikleta, si dhe pika për marrje me qira të biçikletave.
Në Holandë, shtet me 17 milionë banorë që njihet si “vendi i biçikletave”, gjenden rreth 23 milionë biçikleta, ndërkohë që qyteti i Utrecht-it ka rrugët më funksionale për këtë mjet transporti.
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...