Deputetit të AAK-së, Daut Haradinajt duket se nuk i kanë pëlqyer ato që deputeti i VV’së, Rexhep Selimi i tha sonte në emisionin Pressing në T7.
Madje përgjatë emisionit Haradinaj i ka bërë pyetje Selimit, e ky i fundit i është përgjigjur live
Haradinaj ka shkruar një status në Facebook duke i thënë Selimit të mos hyjë thellë, sepse e ka pasur mik të mirë.
“Mos hyn fell’ bre Rexhë! T’kam pasë mik të mirë”, ka shkruar Haradinaj.
Reagimi i Haradinajt vjen pas deklaratave që Selimi i tha, ku ndër të tjera tha se nuk po e kupton më Kryeministrin në largim, Ramush Haradinajn.
Selimi i është përgjigjur Ramush Haradinajt, i cili të hënën tha në Pressing se Selimi ka “knu” në Gjykatën Speciale, duke aluduar se ai ka qenë dëshmitar në dhomat e Specializuara në Hagë.

Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...