Famulltari i Shkodrës, Vlash Palaj ka dhënë një mesazh të fortë ndaj klasës politike në vend, e me sa duket e ka me ata që kanë tentuar të marrin drejtimin e këtij qyteti përmes manovrave elektorale, duke iu dhënë mundësi personave me të shkuar të dyshimtë të drejtojnë institucione të rëndësishme.
Palaj shprehet se Shkodra e ka neveri komunizmin dhe pjellën e tij ndërsa shton se, “Lum Shqipnia që e ka, e mjerë po nuk i dëgjoi këshillat e Saj!”,
“Shkodra krenare, me sharm e me shumë kapriço që din shumë, sepse i ka provue tana e tana i ka kalu…! Shkodra nuse që pranon jo vetëm atë që lirshëm dhe pa interes e don! Shkodra, nana xheloze për bijtë e Saj që aq fort i don, i mbron e kurrë s’i harron. Sa të marrë ata që mendojnë se mund ta “duen” e urdhnojnë me zori këtë Zojë të randë! Oh! Sa neveri e ka komunizmin e pjellën e tij! Lum Shqipnia që e ka, e mjerë po nuk i dëgjoi këshillat e Saj!”, shkruan Palaj.
Ekzekutoi Elton Çiçon brenda lokalit në ish-Bllok, kush ësht...
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona
Hamza mbledh kryetarët e degëve: Zgjedhjet e brendshme në PD...
Kuvendi i Shqipërisë e nis me përplasje sesionin e ri parlam...
Osmani priti në takim ambasadoren greke, diskutuan për marrë...
Mbappe: Fërshëllimat duhet të ishin për të gjithë lojtarët, ...