Përplasjet ndërmjet pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës, shumë lehtë mund të marrin përmasa tragjike, nëse zbatohet “urdhri” i Adem Grabovcit, shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, që opozitarët të nxirren dhunshëm nga Parlamenti me polici, nëse vazhdojnë bllokimin.
Ky kërcënim i Grabovcit, deklarativisht nuk e ka marrë mbështetjen e kryeministrit Isa Mustafa, i cili u kthye nga Neë York-u, pa asnjë solucion për situatën në Kuvend. Ai menjëherë pas kthimit nga Amerika tha se nuk e ka ndërmend ta tërheqë nënshkrimin nga Marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe, duke ua përcjellë sinjalin opozitës se “kthim mbrapa nuk ka”.
E për të treguar se situata nuk është hiç stabile, e dëshmon një takim tjetër që kanë mbajtur tre liderët e partive opozitare, Visar Ymeri i “Vetëvendosjes”, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i “Nismës”. Pas këtij takimi doli qëndrimi i prerë i opozitës, se nuk do të heqin dorë deri në dorëzimin e kryeministri Mustafa dhe koalicionit të madh, për ta tërhequr nënshkrimin nga marrëveshjet e fundit.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën Zëri.
Gazmend Muhaxheri mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”
Drejtori i Policisë: Nga viti 2000 e deri më sot kemi humbur...
U paraqitën si punëtorë bankash, tre të arrestuar në Prishti...
LDK në Mitrovicë del nga koalicioni qeverisës me LVV-në
Peci tallet keq me degën e LDK-së në Mitrovicë: Me 3% nuk pu...
Rogertit i jepet edhe një shans për të qëndruar në Big Broth...