Çdo vajzë e di çfarë është celuliti, dhe ata që e kanë, fillojnë të urrejnë trupin e tyre.
Ju këshillojmë të mos shikoni vajzat e revistave të modës, apo modelet e Instagramit, për të dekurajuar, sepse ata janë të kuruara me fotoshop.
Ajo që ju duhet të bëni është të ndiqni këto mënyra natyrale për të luftuar celulitin.
1. Lini duhanin
Pirja e duhanit ndikon pozitivisht në shtimin e celulitit. Prandaj nëse doni të keni një trup më të mirë, hiqni dorë nga ky ves i keq.
2. Hiqni peshën e tepërt
Pesha e tepërt shton celulitin. Nëse humbisni peshë, celuliti në trupin tuaj do reduktohet.
3. Ndryshoni dietën
Dieta është çelësi i humbjes së peshës. Nëse një ditë nuk iu bën efekt, ndryshojeni! Përpiquni të ndiqni dieta që të humbin peshën dhe që nuk favorizojnë celulitin.
4. Stërvituni rregullisht
Stërvitja ndihmon në humbjen e yndyrës dhe normalisht edhe në zvogëlimin e celulitit. Nëse nuk keni kohë për palestër, bëni ushtrime të thjeshta në shtëpi. Çdo përpjekje është një hap pozitiv për trupin tuaj.
5. Pini shumë ujë
Hidratimi luan rol kyç për një shëndet të mirë dhe gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e celulitit. Pini sa më shumë ujë dhe do keni trupin që dëshironi.
6. Bëni hidroterapi
Terapia me ujë është një mënyrë e mirë për të zvogëluar akumulimin dhe shfaqjen e celulitit. Uji i nxehtë dhe i ftohtë shtrëngon dhe liron enët e gjakut. Fillojeni terapinë me ujë të nxehtë dhe mbylleni me ujë të ftohtë.
7. Masazhohuni
Është vërtetuar se masazhi limfatik ndihmon në reduktimin e celulitit. Lëvizja e gjithë sistemin imunitar të qelizave të bardha në gjak, ndihmon në hollimin e yndyrës.
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës për investime...
Këta janë kandidatët me më së paku vota pas 20% të numrimit ...
Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump thotë se marrëveshja ...
Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA