Tema e dialogut është konsideruar si shumë e rëndësishme për përfaqësuesit e partive politike në vend.
Ata thonë se për përmbylljen e këtij procesi duhet të krijohet një qeveri stabile dhe e gjerë.
Por, ka edhe të tillë që thonë se asnjë forcë politike vendore nuk mund ta përmbyll procesin e dialogut, pasi këtë mund ta bëjë vetëm Uashingtoni dhe Brukseli.
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri e cila nuk i frikësohet ballafaqimit me Serbinë. “Kosova e UÇK-së është e çlirimtarëve e popullit të Kosovës, duhet të ballafaqohemi jo me ik prej tyre. Këta që kalkulojnë sot nuk munden”, ka deklaruar Veseli për rtv 21.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se është e nevojshme që vendi të ketë një qeveri stabile dhe jo të përsëriten gabimet që kanë ndodhur gjatë këtyre dy viteve.
Ndërsa, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se dialogun duhet ta udhëheqin ata që kanë qëndrueshmëri për mbrojtjen e interesave të vendit dhe të cilët të gatshëm me pranu sakrifica.
Sipas deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi për vendimet e mëdha duhet një shumicë e konsoliduar. Ai shtoi se një qeverisje teknike nuk mund ta bëj një gjë të tillë.
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...