Policia italiane ka zbuluar një grup që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike duke vënë në pranga pesë persona. Policia në Lecco thotë se bëhet fjalë për një grup që kishte një veprimtari shumë komplekse në shitjen e drogës.
Një drejtuesit ishte shqiptari, Françesk Meçaj. Policia italiane thotë se Meçaj është shumë i rrezikshëm dhe agresiv dhe merrej me trafikun e drogës në stacionin e trenit Lecco-Milano.
Klientët, sidomos studentët, merrnin dhe drogë falas si marijuanë, hashash apo edhe heroinë. Ndërsa normalisht droga shitej me çmim shumë të ulët, rreth 5 euro për dozë.
Gjatë muajve të fundit këto dy grupet kanë kryer mbi 2 mijë shitje. Shumë njerëz të rinj në përpjekje për të blerë drogë kryejnë grabitje të vogla, ndërsa vajzat ofronin edhe seks në këmbim të drogës.
Orav: Asociacioni mbetet obligim, kërkohen qasje të reja në ...
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...
Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’...
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit
Bordi i Paqes dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...