Edhe Kovac ka konfirmuar se është arritur marrëveshja për transferimin e Coutinhos në Bayern.
Philippe Coutinho do të luajë në Bundesliga te Bayern Munich sezonin e ardhshëm.
Lajmine ka konfirmuar edhe trajneri i kampionëve të Gjermanisë, Niko Kovac.
“E gjithë Gjermania duhet të gëzohet që një lojtar kaq i madh (Philippe Coutinho) do të vijë në ligën tonë. Mendoj se ai do të na ndihmojë”, tha Kovac pas barazimit 2-2 të Bayernit me Herthën në ndeshjen e parë në Bundelsiga.
Coutinho do të transferohet në Bayern në formë huazimi me opsionin e blerjes në qershor të vitit 2020, por që deri më tani nuk është bërë i ditur çmimi.
IKD: Ndryshimi i përbërjes së Komisionit për Dhënien e Provi...
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet...
Deklaratat e Trump, Irani paralajmëron përgjigje vendimtare ...
Provimi i Jurisprudencës, reagon kryetari i Gjykatës Supreme...