Coutinho do të bashkohet me Bayern Munich

20:33 | 16 Gusht 2019
Arbresh Info

Philippe Coutinho është gati të bashkohet me Bayern Munich në huazim, sipas lajmeve të fundit.

Braziliani që ka dështuar ta tregojë vetën në Barcelonë, ka qenë i lidhur me klube si Arsenal dhe Tottenham, por që kalimi nuk u realizua.

Sidoqoftë, sipas gazetarit Nicola Jorge, Coutinho pritet të niset drejt Bavarisë për të nënshkruar me Bayernin.

Ish-ylli i Liverpoolit nuk është ftuar në skuadrën e Barçës për ndeshjen hapëse të sezonit kundër Athletic Bilbaos.

Coutinho u largua nga Liverpooli në Janar 2018 për 142 milionë euro.

Ai pritet të bashkohet me Bayernin si huazim me të drejt blerje.

Shpërndaje në rrjete sociale