Terapia e specializuar duket se ka dhënë efekt. Lorik Cana kaloi lëndimin e pësuar në këmbën e majtë dhe është gati për lojë.
Lajmi i mirë konfirmohet edhe nga klubi i Nantes.
Mbrojtësi kuqezi është grumbulluar nga trajneri Der Zakarian për sfidën e së shtunës në Ligën e Parë franceze, në fushën e Nices.
Vetëm pak ditë pushim i mjaftuan Canës që të jetë i gatshëm për të zbritur në fushë. Kjo konfirmohet nga fakti se prej momentit të parë të dëmtimit, stafi mjekësor i Nantes deklaroi se Loriku mund të lihej pushim në fundjavë.
Por, rehabilitimi në kohë rekord i bindi mjekët dhe stafin teknik ta grumbullojnë, në mënyrë që 32-vjeçari të japë kontributin për skuadrën, shkruan “Supersport.al”.
Rikuperimi i Lorik Canës është një lajm fantastik për Kombëtaren shqiptare, kur na ndajnë vetëm pak ditë nga sfida me Serbinë, në kualifikueset e Euro 2016.
Prezenca e kapitenit në qendër të mbrojtjes është një garanci për trajnerin De Biasi dhe ekipin, për duelin vendimtar të kuqezinjve, ku prej 8 Tetorit, me një fitore në Elbasan Arena dhe humbjen e Danimarkës në Portugali, mund të kurorëzohet ëndrra për kualifikimin e parë në histori në një eveniment madhor.
Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...
Pentagoni: Kemi goditur mbi 8,000 objektiva ushtarake në Ira...
Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen
Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinë...
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina...