Twitter po teston një veçori të re që mundëson për përdoruesit të ndjekin temat në të njëjtën mënyrë që ndjekin llogaritë.
Ky rrjet social ka njoftuar se po përdor inteligjencën artificiale për të filtruar numrin e madh të mesazheve në Twitter sa i përket çështjeve specifike, me qëllim që të mundësojë për përdoruesit të shikojnë vetëm mesazhe të vlefshme dhe cilësore.
“Objektivi është që një temë të ndiqet po aq thjeshtë sa ndiqet një llogari”, theksoi Sriram Krishnan, drejtor kryesor i menaxhimit të produkteve, gjatë një mbrëmjeje të organizuar në selinë e Twitterit në San Francisco.
“Funksioni i ri është testuar aktualisht nga disa përdorues të Androidit, por duhet të arrijë tek të gjithë përdoruesit e Twitterit deri në fund të vitit”, theksoi kompania.
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës për investime...
Këta janë kandidatët me më së paku vota pas 20% të numrimit ...
Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump thotë se marrëveshja ...
Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA