Këtë të premte Real Madridi ka organizuar një ceremoni të veçantë, ku i ka dorëzuar një çmim Cristiano Ronaldos, për thyerjen e rekordit të golave për klubin spanjoll.
Me dy golat e shënuar në mesjavë në Malmo, Ronaldo ka mbërritur në kuotën e 323 golave për Realin, po aq sa Raul, por Real Madridi dhe e përditshmja spanjolle “Marca” e nxjerrin Ronaldon me 324 gola.
Paqartësia vjen nga një gol i shënuar ndaj Sociedadit në vitin 2010, kur një gjuajtje e Ronaldos u prek pak nga mbrojtësi Pepe, i cili tha se goli ishte i Ronaldos, por në protokollet zyrtare u shënua dhe ka mbetur si i Pepes.
Duke folur në tubimin e bërë për nder të tij, Ronaldo u shpreh: “Është një nder për mua të marr këtë çmim, nuk e imagjinoja kurrë që të kaloja emra si Raul e Di Stefano”.
“Falënderoj gjithë trajnerët e mi te Reali, presidentin, miqtë e mi, familjen dhe menaxherin tim Jorge Mendes”.
“Falënderoj edhe mediat, sepse e di që kohët e fundit jam treguar pak bastard me ta, por kështu jam gatuar”, ka thënë Ronaldo.
SHBA-ja njofton për sulme “në shkallë të gjerë” kundër IS-it...
“Sllovakia favorit, por synojmë suksesin historik”, Vedat Mu...
Mashtrim përmes mesazhit në Prishtinë, qytetares i vidhen mi...
Sulmoi fizikisht zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në ...
Moti i keq në Shqipëri, Rama: Ekipet e angazhuara në terren
48 aksidente trafiku e mbi 1300 gjoba të shqiptuara gjatë nj...