Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane raportohet të ketë telefonuar sulmuesin Sadio Mane në fillim të kësaj vere në mënyrë për të diskutuar transferimin e mundshëm në Bernabeu nga Liverpooli para fillimit të sezonit 2019/20.
Mane ka shënuar 26 herë brenda 50 paraqitjeve te “Redsat” gjatë sezonit 2018/19 ndërkohë që ka shënuar edhe dy gola në fitoren e skuadrës së tij në UEFA Superkupë kundër Chelseas mbrëmjen e së mërkurës, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga Soccer Link, Zidane ka pasur një bisedë me anë të telefonit me reprezentuesit senegalez në fillim të kësaj vere për të diskutuar transferimin e mundshëm të tij në kryeqytetin spanjoll.
Megjithatë, raporti pretendon se Liverpooli do të pranoj vetëm “një ofertë të jashtëzakonshme” për 27-vjeçari për shkak të rëndësisë së tij të madhe në “Merseyside”.
‘Los Blancos’ kanë nënshkruar me lojtarët si Eden Hazard dhe Luka Jovic gjatë kësaj merkato të zënë verore ndërkohë që klubi vazhdon të përflitet për rrëmbimin e Neymarit nga Paris Saint Germaini.
Gjiganti synon të nis me fitore sezonin 2019/20 në La Liga pasditen e së shtunës në ndeshjen në udhëtim kundër Celta Vigos./arbresh.info/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi